Për 24 orë, 35 aksidente, dy nga ta në Suharekë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 35 aksidente komunikacioni, ku pati edhe tiketa trafiku dhe arrestime, ku dy prej aksidenteve kanë ndodhur në Suharekë.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente, ku një aksident ishte me fatalitet, 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 22 aksidente ishin me dëme materiale.

Ndërsa, dy aksidente kishin ndodhur gjatë ditës së djeshme edhe në Suharekë, njëra kishte ndodhur në Biraq dhe tjetra afër komunës në Suharekë.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1266 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 30 arrestime.

Policia e Kosovës, 17 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO