Për 24 orë 28 aksidente dhe 1317 tiketa trafiku në Kosovë

23.01.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 28 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 28 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati […]

Për 24 orë 28 aksidente dhe 1317 tiketa trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 28 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut të shqiptuara, po ashtu pati edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 28 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 10 aksidente ishin me të lënduar dhe 18 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1317 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 17 arrestime.

Policia e Kosovës, 8 persona i dërgoi në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit.