Për 24 orë, 2.674 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

Për 24 orë, 2.674 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Fillimi i vaksinimit ka pasur efekt të konsiderueshëm në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan vetëm 10 raste pozitive.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 2 mijë e 674 qytetarë kundër COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Poashtu sipas kësaj ministrie që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës janë dhënë 92 mijë e 890 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Për 24 orë mbi 6500 të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndrysheq qytetarët po vaksinohen me dozat e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

RAPORTO