Për 10 ditë mbi 30 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë

08.10.2020

Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes. Duke iu referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, […]

Për 10 ditë mbi 30 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë Foto: Ilustrim

Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes.

Duke iu referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, respektivisht nga Zvicra, shkruan albinfo.ch.

Përveç aeroportit të Prishtinës, edhe stacionet e autobusëve për dhjetë ditë me radhë patën mijëra udhëtarë nga Zvicra, pothuajse në të gjitha stacionet e autobusëve, si në Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bernë, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone, Chiasso etj.

Nga ana tjetër, mërgimtarë të panumërt kanë ardhur edhe me vetura këto ditë, por statistikat e tyre të sakta ende nuk janë bërë të ditura.