Për 10 ditë, mbi 110 mijë qytetarë kaluan në Aeroportin e Prishtinës

11.01.2024

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka treguar se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti. Gara tha se ka kërkesa më të mëdha për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave. “Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur pasi që kanë […]

Për 10 ditë, mbi 110 mijë qytetarë kaluan në Aeroportin e Prishtinës Foto: Ilustrim

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka treguar se mbi 110 mijë qytetarë lëvizën për 10 ditë përmes këtij aeroporti.

Gara tha se ka kërkesa më të mëdha për shkak të festave të fundvitit, por edhe për shkak të liberalizimit të vizave.

“Shumica e qytetarëve kanë marrë informacionin e duhur pasi që kanë marrë fletushka në aeroport nga Ministria e Jashtme se cilat kushte duhet plotësuar për të udhëtuar pa viza”, tha Gara.

Ajo shtoi se në ditët në vijim do të dalin me statistika të përgjithshme.