Peqan: Investimi i KEDS-it largon përgjithmonë rrezikun nga tensioni i lartë

Një rrjet elektrik të ri ka shtrirë KEDS në fshatin Peqan të Suharekës. Me këtë investim është larguar përgjithmonë rreziku nga tensioni i lartë dhe në fshat është krijuar stabilitet energjetik.

KEDS ka vendosur dy trafostacione këtu. Njëra me fuqi 250 kVA dhe një tjetër me kapacitet 160 kVA. Të gjitha shtyllat e vendosura janë nga betoni dhe është shtrirë një rrjet elektrik nëntokësor dhe ajror për tensionin e mesëm dhe të ulët, dhe gjithashtu është vendosur mbi 4000 m kabllo për kyçjet shtëpiake. 

Cilin subjekt politik do ta votoni në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021?

Janë mbi 400 familje që janë përfitues nga ky projekt dhe tash ata kanë një jetë më të mirë.

Për Faik Fandajn, pronar i një minimarketi, tani gjithçka është në rregull.
“Ma mirë s’ka qysh me kanë. E kanë rregullu për marak. Rrezikun nga tensioni i nalt ma nuk e kena dhe jeta në fshat tash do të jetë ma e mirë. Punëtorët i kanë kry punt shumë mirë dhe pastër”, ka thënë Fandaj. 

KEDS vazhdon të shtrijë investimet në të gjithë vendin për të qenë sa më afër konsumatorëve për të përmbushur nevojat energjetike

RAPORTO