Pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor, Sveçla thotë se është ndër prioritetet e MPB-së

Pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor, Sveçla thotë se është ndër prioritetet e MPB-së
Fisnik Sadiku

12.07.2021 / Lajme

Pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor vlerësohet se do të sillte freski në Policinë e Kosovës, pasi do t’i hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja.

Po ashtu vlerësohet se Kosova duhet që të ndjek praktikat e shteteve të zhvilluara, ku zyrtarët policor dalin në pension nga moshat 55-57 vjeç.

Në Kosova ka një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policor të cilët tashmë janë mbi 60 vjeçar.

Po ashtu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ndër prioritet e ministrisë së tij është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor.

Për një gjë të tillë kishin filluar procedurat, ku draftligji për pensionim të parakohshëm të policëve veçse kishte përfunduar dhe ishte dërguar në Ministrinë e Financave, por si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ky proces është ndalur.

Tutje, Sveçla tha se prioritet tjetër i ministrisë së tij është menaxhimi i situatës me pandemi.

Më tej, ai apeloi te të gjithë ata që plotësojnë kushtet të marrin vaksinën.

“Ndër prioritet e ministrisë tonë është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor por prioriteti numër një i qeverisë është menaxhimi i situatës me pandeminë, bisedimi me qytetarë drejtpërdrejtë. Apeloj që të gjithë ata që plotësojnë kushtet të vijnë të marrin vaksinën. Kjo është një kusht bazë për një shoqëri dhe një jetë normale në të ardhmen në Kosovë”, tha Sveçla.

Ndërsa i pyetur se sa po shkelet privatësia pasi Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet kur ka shkelje në trafik duke sjell edhe fotografi dhe pamje, ministri Sveçla tha se e gjitha është e bazuar në ligj.

“E gjitha është e bazuar në ligj”, u shpreh ai për EO.

Këto imazhe shfrytëzohen si dëshmi nga Policia e Kosovës , që pa dalë fare në terren, gjobit kundërvajtësit.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit