Pensionet e veteranëve të lidhur me pagat minimale

Edhe përkundër premtimeve nga ana e institucioneve të Kosovës që paga minimale të rritet në Kosovë, një problem për rritje të saj është se pagat e veteranëve janë të lidhur me pensionet minimale e që është 170 euro.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit, tha se ligji për paga ka tërhequr një kosto tjetër buxhetore dhe është dashur të projektohet me buxhet shtesë.“Kjo shtesë buxhetore për ligjin e pagave i ka shterur rezervat shtetërore.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Pensionet e veteranëve janë të lidhura me pagën minimale në Kosovës, çdo lëvizje me pagën minimale tërheq edhe më kosto shtesë për veteranë dhe kjo nuk është e mundur të realizohet këtë vit. Ka shumë kërkesa dhe nevoja nga ana e qytetarëve të vendit, por mundësitë janë të vogla.

Kjo pengesë me veteranë është vështirë të përpihet me rrethanat që janë aktuale të financave të Kosovës”, tha Shatri sot në emisionin “Ekonomiks”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


RAPORTO