LVV
PDK
LDK
AAK

Penda e Dragaçinës, një ëndërr e dikurshme po bëhet realitet!

16.01.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore pas prezantimit të Projektit për Pendën e Dragaçinës së bashku kanë vizituar këtë pjesë ku parashihet të ngritët Penda. Këtu ekspertët nga afër kanë sqaruar se si mund të realizohet projekti i Pendës së Dragaçinës. Po kështu sot edhe para fermerëve suharekas është […]

Penda e Dragaçinës, një ëndërr e dikurshme po bëhet realitet!

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore pas prezantimit të Projektit për Pendën e Dragaçinës së bashku kanë vizituar këtë pjesë ku parashihet të ngritët Penda.

Këtu ekspertët nga afër kanë sqaruar se si mund të realizohet projekti i Pendës së Dragaçinës. Po kështu sot edhe para fermerëve suharekas është prezantuar projekti për ujitjen e tokave që uji do të sigurohet nga uji i Dragaçinës.

Gjatë ditës kryetari Muharremaj para përfaqësuesëve të Bankës Botërore, sot ka prezentuar Projektin e Pendës së Dragaçinës për të cilin ka mbështetjen edhe të Qeverisë së Kosovës.

Ky projekt përveç që siguron ujin për Komunën e Suharekës, avanson ekonominë tonë, energjinë, turizmin dhe sektorin e bujqësisë.

Etiketat

Ofertat e fundit