Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur që të hudhë poshtë akuzën në rastin “EULEX”për Salih Zybën dhe disa nga anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Glauk Konjufcë, i cili tashmë është ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ata akuzoheshin për përmbysjen e xhipave të EULEX-it gjatë viteve 2011-2012.

Njëri prej të akuzuarëve ishte edhe Salih Zyba si dhe ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, i cili ka publikuar vendimin për hudhjen poshtë të akuzës.

Të akuzuar përveç Zybës dhe Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla dhe disa persona të tjerë.