PDK’ja zgjedh sot kryetarin e ri, Memli Krasniqi kandidati i vetëm

03.07.2021

Tashmë edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë konventën e dhjetë me radhë. Përmes kësaj konvente do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie politike. Konveta e paraparë që të mbahet sot do të fillojë nga ora 09:30, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, kjo konventë është […]

PDK’ja zgjedh sot kryetarin e ri, Memli Krasniqi kandidati i vetëm Foto: Ilustrim

Tashmë edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë konventën e dhjetë me radhë.

Përmes kësaj konvente do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie politike.

Konveta e paraparë që të mbahet sot do të fillojë nga ora 09:30, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, kjo konventë është e ndarë në të dy pjesë.

Në këtë konventë, kjo konventë e dhjeta me radhë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas statutit dhe rregullores së kësaj partie, afati i përcaktuar për shpalljen e kandidaturës për kryetar ka qenë deri të enjten në ora 17:00, e kandidaturën për kryetar të kësaj partie e ka shpallur e zyrtarizuar vetëm deputeti Memli Krasniqi.

Është folur edhe për ish-ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, se ai do të jetë kundërkandidati i Memli Krasniqit, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai përmes një konference për media.

Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).