Në një tubim madhështor me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve dhe aktivistëve, Krasniqi vlerësoi punën katërvjeçare të Totajt, duke theksuar se ai i ka shtuar Prizrenit epitetet e “qytetit të punës” dhe “të zhvillimit”, përveç atyre që tashmë i njihen: “historik” dhe “kulturor”.

“Rezultatet e Shaqës dhe ekipit të tij janë të dukshme në çdo cep të komunës. Më 12 tetor, qytetarët e Prizrenit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen, sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë”, u shpreh Krasniqi.

Shaqir Totaj garon për një mandat të dytë në krye të një prej komunave më të rëndësishme të vendit, ku PDK ka një bazë të fortë dhe traditë të gjatë qeverisëse.