PDK: Vendimin e Supremës për rrymën do ta dërgojmë në Kushtetuese

  • 17.06.2022
PDK: Vendimin e Supremës për rrymën do ta dërgojmë në Kushtetuese

Kështu kanë theksuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu dhe avokati, Faton Fetahu përmes një konference për media.

Abdullahu ka thënë se të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar – që qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike.


“Të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar – që qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga Qeveria aktuale. Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirur nga interesa të tjera klanore, karieriste dhe posaçërisht politike”, ka thënë Abdullahu.

Po ashtu, sipas tij nëse nuk do ishte e ndikuar, do të vendoset ashtu sikundër do ta udhëzonin normat dhe ligjet në fuqi si dhe ashtu siç kanë vendosur Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit.

“Në kohën kur çmimet e artikujve bazik janë rritur papërballueshëm dhe ato vazhdojnë të mos kenë të ndalur në rritje. Në kohën kur inflacioni po rritet ashtu si kurrë më parë në këto vitet e fundit, muajin e fundit që lamë, pra në maj, inflacioni është 12.5 %.

Në kohën kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës sidomos të rinjtë mendojnë më seriozisht se kurrë që në mundësinë e parë ta lënë Kosovën për të këkruar punë jashtë vendit, vendimi i Gjykatës supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e sensit për të kuptuar se si jeton qytetari i Kosovës, për nga mungesa e profesionalizmit, profesionalizëm ky që bije viktimë e politikës arrogante që mendon se drejtësia në politikë e qeveri është mbi drejtësinë në Gjykata”, ka thënë Abdullahu.

Më tej, ai ka shtuar se  Partia Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë angazhimin e saj rreth kësaj teme, për të sjellë drejtësi para qytetarëve të Kosovës.

“Ne do të gjejmë forma të mundshme juridike për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë”, ka përfunduar Abdullahu.

“Është kusht që Gjykata Supreme ti vlerësoj tri kushte para një vendimi dhe këtë nuk e ka bërë. Një prej këtyre kushteve është vlerësimi se a është ai vendim në dëm të interesit qytetar. Prandaj, Gjykata nuk e ka bërë punën e saj në pajtim me ligjin, duke rënë ndesh me disa parime të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Supreme, me keqardhje e them, duket se e kishte të gatshëm këtë vendim”, ka thënë avokati Fetahu.

Më tej, ai ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës tani do ta dërgoj këtë vendim për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Tashmë, i autorizuar nga PDK-ja, unë kam filluar procesin e shqyrtimit të këtij vendimi dhe të njëjtin do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese brenda dy javëve të ardhshme.”, ka përfunduar Fetahu.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë