PDK: Shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës
Krasniqi thotë se është shumë i lumtur që “qëndrimi parimor i PDK-së për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë”, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare. Postimi i plotë: Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe […]
Krasniqi thotë se është shumë i lumtur që “qëndrimi parimor i PDK-së për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë”, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare.
Postimi i plotë:
Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, ka qenë vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është ri konfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm.
Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare.
Njëkohësisht, jam shumë falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë besuar në këtë kauzë, të cilën ne e kemi ndjekur ligjërisht për të mbrojtur interesin publik dhe qytetarët si konsumatorë.
Si në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në anën e qytetarëve kundër çdo vendimi të kundërligjshëm e të padrejtë të pushtetit.