PDK shpall në kërkim Agim Veliun!

Pasiqë nuk po merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Agim Veliu, është shpallur në kërkim.

Shpallja është bërë nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme, e cila ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet dhe ka lutur të gjithë ata që e shohin që t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vij e të raportoj.

“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend” ka shkruar deputetja Musliu.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndryshe edhe kjo seancë e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pas gati dy orë punime, pas anjë rezultat.

RAPORTO