Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e cilësoi këtë iniciativë si një manovër politike dhe jo ofertë serioze.
Sipas tij, kjo përpjekje synon të zhvendosë përgjegjësinë për mungesë veprimi, duke theksuar se ka pasur kohë të mjaftueshme për zgjidhje konkrete.
Hamza shtoi se për PDK-në kjo çështje konsiderohet e mbyllur, pas mungesës së mirëkuptimit nga ana e Vetëvendosjes.