PDK: Qeveria Hoti duhet të shkoj sa më parë në shtëpi, është e pa aftë për të qeverisë vendin

13.11.2020

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media ku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti. Gashi gjatë konferencës tha se arroganca e kësaj qeverie na ka bërë që të mbesim pa këtë pako pasi që tash e disa muaj ende nuk po arrijnë ta […]

PDK: Qeveria Hoti duhet të shkoj sa më parë në shtëpi, është e pa aftë për të qeverisë vendin Foto: Partia Demokratike të Kosovës (PDK)

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media ku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gashi gjatë konferencës tha se arroganca e kësaj qeverie na ka bërë që të mbesim pa këtë pako pasi që tash e disa muaj ende nuk po arrijnë ta miratojnë në Kuvend pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, duke dëmtuar kështu qytetarët kosovarë, e gjithashtu shtoi se vendet e tjera tashmë flasin për pakot e treta e të katërta për Rimëkëmbje Ekonomike.

Tutje ai tha edhe kjo përkrahje që i është bërë deri më tani punëtorit kosovarë është për keqardhje, ku sipas disa kalkulimeve i bie që qeveria për një punëtor ka ndarë 2.60 cent në ditë.

“PDK e vlerëson skandaloze vendimin ku qeveria nuk përkrah bizneset, por edhe më keq ajo merr masa për të bllokuar ato. Me të drejtë shumë qytetarë kanë kërkuar votën e PDK-së për këtë ligj, por besojeni se kryeministri Hoti nuk ka pas qasje serioze po vetëm ka bërë kalkulimime politike. Qeveri që duhet të shkoj sa më parë në shtëpi se është e pa aftë për të qeverisë vendin, ekonominë dhe për ta menaxhuar pandeminë”, tha Gashi.