PDK: Qeveria dështoi në menaxhimin e pandemisë në shkolla dhe mësimin online

Deputeti i Partisë Demokratike në Kosovë, Sejdi Hoxha sot në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës.

Hoxha ka thënë se Qeveria aktuale nuk u ka ofruar masa mbrojtëse ndaj covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus.

“Sot shkollat në Kosovë nuk janë të furnizuara me dezinfektues, nuk bëhet dezinfektim i rregullt i hapësirave publike në shkolla, nuk dërgohen fare ekipet mjekësore të cilat duhet të përkujdesen për shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, stafit teknik dhe administrativë, si rezultat i këtij moskujdesi virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në shumë shkolla anë e kënd Kosovës” ka thënë Hoxha.

Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës edhe pse bëri ri-shikimin e buxhetit në kohë pandemie, nuk parashikoi mjete financiare shtesë me të cilat do të mund ta rriste nivelin e respektimit të masave mbrojtëse në shkolla.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Qeveria e mëhershme e Albin Kurtit në kohen e pandemisë la pa inkuadruar në mësim online rreth 32,000 nxënës në Kosovë apo rreth 11% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, kryesisht fëmijë të familjeve nën asistencë sociale, dhe fëmijë me nevoja te veçanta”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.