PDK propozon mbi 400 milionë euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset

Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike në Kosovë, Enver Hoxhaj sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar se PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ku janë futur propozimet e këtij subjekti politik për t`i dalë në ndihmë punëtorëve të sektorit privat dhe bizneseve me mbi 400 milionë euro buxhet.

Hoxhaj ka thënë se PDK tanimë ka propozuar katër masa konkrete, të cilat, nëse pranohen nga qeveria, kjo parti do ta votojë ligjin e rimëkëmbjes ekonomike.

Tutje ai shtoi se partia të cilës i takon është e gatshme që qysh të premten të jetë pjesë e seancës ku do të mund të votohej pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike me masat e propozuara nga PDK.

RAPORTO