PDK pritet të emërojë Enver Hoxhajn përkohësisht në krye të partisë

05.11.2020

Partia Demokratike e Kosovës, ka përcaktuar Enver Hoxhajn, si ushtrues detyre i kryetarit të partisë. Burimet brenda PDK-së i kanë thënë Telegrafit, se kjo pritet të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e partisë. Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, sot Veseli ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së. Ai ka shprehur besim […]

PDK pritet të emërojë Enver Hoxhajn përkohësisht në krye të partisë Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, ka përcaktuar Enver Hoxhajn, si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.

Burimet brenda PDK-së i kanë thënë Telegrafit, se kjo pritet të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e partisë.

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, sot Veseli ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të PDK-së.

Ai ka shprehur besim në objektivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve.

“Kërkoj nga të gjithë në Kosovë që të tregojnë gjithmonë respektin e duhur për autoritetet e drejtësisë. Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Nuk duhet ndërmarrë asnjë përpjekje për të minuar punën e tribunalit, e as për të penguar dhe ndërhyrë në ndonjë mënyrë në këtë proces. Prandaj, nëse ju kërkohet që t’i ndihmoni Dhomat e Specilizuara, ju lutem pranojeni pa hezitim”, ka thënë Veseli.

Ndërsa përveç Kadri Veselit sot për në Hagë janë nisur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi.