PDK përmes rezolutës kërkon rritjen e pagave dhe punësimin e 1500 profesionistëve shëndetësorë

Sot po vazhdon seanca e kaluar e Kuvendit ku mbetën pesë pika të papërfunduara.

Gjithashtu gjatë kësaj seance nga Grupi Parlamentar i PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është propozuar edhe rezulta nga deputeti Bekim Haxhiu.

1. Autorizohet Komsioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që në afatin më të shpejtë kohor të sjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës Ligjin Anti-Covid-19.

2. Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç ishte planifikuar me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve. Po ashtu, ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

3. Ministria e Shëndetësisë të mundësojë punësimin edhe të 1500 profesionistëve shëndetësor, me qëllim të përballjës me pandeminë COVID-19.

4. Sa më shpejtë, të bëhet decentralizimi i testimeve dhe i trajtimit për COVID-19, duke mbështetur komunat në menaxhim të situatës me plan konkret dhe sipas nevojës te angazhohen edhe spitalet private në menaxhim të situatës, duke bërë mobilizim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore.

5. Të licencohen laboratorë nga sektori privat për të bërë testet për COVID-19, me mbikqyrje strikte shtetërore, duke i obliguar që të raportojnë rezultatet në baza ditore në IKSHPK dhe MSH.

6. Autorizohet IKSHPK që të koordinojë veprimet me organet përgjegjëse në nivel lokal dhe në nivel qendror, për t’u siguruar se të prekurit nga COVID-19 nuk i shkelin kriteret e izolimit dhe masat mbrojtëse

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.