PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i vetëm
para 29 dite
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot Konventën e Përgjithshme, ku pritet të zgjedhë kryetarin e ri. Kandidatura e vetme për pozitën e kreut të partisë është ajo e Memli Krasniqit.
Kjo konventë shënon një moment të rëndësishëm për PDK-në, e cila po i drejtohet një etape të re lidershipi.
Kjo konventë shënon një moment të rëndësishëm për PDK-në, e cila po i drejtohet një etape të re lidershipi.Mediat do të kenë mundësinë të përcjellin fjalimin hyrës të Krasniqit, ndërsa pas përfundimit të Konventës, pritet të mbahet edhe një konferencë për media, ku do të jepen detaje rreth vendimeve të marra dhe planeve të partisë nën drejtimin e ri. Ky proces vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë është në pritje të zhvillimeve të reja.