PDK kërkon që në seancën e parë të Kuvendit të hidhet në votim 30%-shi i Trustit

  • 04.01.2023
PDK kërkon që në seancën e parë të Kuvendit të hidhet në votim 30%-shi i Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që në seancën e parë në sesionin e ri në Kuvend të dërgohet sërish Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti.

Haxhiu vlerësoi se tërheqja e parave nga Trusti është e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike.

“Pas refuzimit të Kuvendit për ta votuar projektligjin për Trustin, qytetarët filluan të mblidhen vet, e të sigurojnë po ashtu nënshkrime.


Nga data 15 korrik, vazhdon të sillet nga sirtarët e Kuvendit tek sirtarët e Qeverisë, e tani që një kohë është i bllokuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Shpresoj shumë që kryesia të jetë e vëmendshme, mos të vazhdojë me shkelje të mëtutjeshme të rregullores dhe në seancën e parë të Kuvendit, të vije sërish projektligji për Trustin. Është domosdoshmëri e kohës për shkak të krizës ekonomike”, deklaroi Haxhiu në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Njëherit, Haxhiu bëri të ditur se sipas raportit të Bankës Qëndrore, vetëm në vitin e fundit ka 1.5 miliardë kredi të reja në Kosovë.

“Sipas raportit të Bankës Qëndrore, 4.2 miliardë kredi total në Kosovë, vetëm në vitin e fundit 1.5 miliardë janë kredi të reja.

Pra, qytetarët kanë hyrë në borxhe për të paguar drunjtë ose gjërat elementare. Prandaj, do ishte më pak e kushtuar për ta që të merrnin disa nga kursimet e tyre”, tha tutje Haxhiu.

Tutje, ai theksoi se Trusti si organizim dhe fond i kursimeve individuale, ka qenë i domosdoshëm duke marrë parasysh inflacionin dhe COVID-19. Mirëpo sipas tij, tani është nevoja të krijohet një model i ri, kur gjenerata paguan për gjeneratën.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë