PDK: Jemi të gatshëm për zgjedhje, nëse LVV i siguron nënshkrimet për mocion do ta votojmë edhe rrëzimin e Qeverisë

09.12.2020

Partia Demokratike e Kosovës thotë se është e gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe ta rrëzojë Qeverinë Hoti. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një postimi në facebook, ka thënë se janë të gatshëm të diskutojnë me parti tjera për zgjedhjen e Presidentit. Bytyçi ka theksuar se në rast se nuk ka marrëveshje atëherë […]

Partia Demokratike e Kosovës thotë se është e gatshme për të shkuar në zgjedhje dhe ta rrëzojë Qeverinë Hoti.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një postimi në facebook, ka thënë se janë të gatshëm të diskutojnë me parti tjera për zgjedhjen e Presidentit.

Bytyçi ka theksuar se në rast se nuk ka marrëveshje atëherë PDK është e gatshme për shkuarjen në zgjedhje.

Ai  po ashtu ka thënë se në rast se LVV i sjellë 40 nënshkrime në seancë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, atëherë PDK do ta votoj rrëzimin e kësaj Qeverie.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike.

Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!

*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota.