PDK-ja e gatshme për një qeveri të re pa zgjedhje

PDK-ja e gatshme për një qeveri të re pa zgjedhje

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre se PDK-ja do të tentojë që në 12 ditët e mbetura para seancës ta bëjë pazarin e ri për zgjedhjen e një kryeministri pa shkuar fare në zgjedhje. Por në rast se ka përpjekje për t’u realizuar ky skenar, ata kanë paralajmëruar mobilizim të qytetarëve.

Zyrtarët e LDK-së kanë bërë të ditur se të enjten e kësaj jave i kanë dorëzuar nënshkrimet e gjithë deputetëve të këtij subjekti për seancën e 22 gushtit.

Por deputeti i kësaj partie Haxhi Avdyli ka thënë se në kryeqytet po flitet ende se PDK-ja është e gatshme që ta votojë një qeveri të re- pa zgjedhje, qoftë edhe nëse nuk është pjesë e saj, shkruan gazeta “Zëri”.

Me këtë rast Avdyli ka rikujtuar momentin kur para zgjedhjeve të fundit PDK-ja kishte arritur marrëveshje me AAK-në e me Nismën dhe e kishte lëshuar postin e kryeministrit pak minuta para mbylljes së afatit për dorëzim të koalicioneve në KQZ. Një gjë të tillë sipas tij ky subjekt e bën vetëm për ta ruajtur pushtetin e padukshëm, që ka të bëjë me të emëruarit nëpër pozita civile në institucione e ndërmarrje publike.

“Më 2017-n të tmerruar nga humbja, pesë minuta para 00:00 postin e kryeministrit ia dhanë një partie të vogël e tash duan ta japin tërë Qeverinë. Si është e mundur që një parti hyn në treg për ta marrë qeverinë e ta japë mandatarin, pse ekziston si parti? Përgjigjja është se ata japin tërë pozitat e larta me kushtin për ta ruajtur pushtetin e padukshëm, të emëruarit e kapur nga ata e që paraqesin pushtetin real në shtet”, ka theksuar Avdyli./ZËRI /

RAPORTO