PDK insiston në tërheqjen e mjeteve nga Trusti

16.04.2022

“Vitra” i kanë quajtur shtesat prej 100 euro, ku këtë vendim qeveria e mori para disa dite, andaj PDK po insiston në propozimin e tyre që Qeveria e Kosovës t’iu mundësojë qytetarëve tërheqjen e një shume të caktuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, Trusti. Nga PDK kanë thënë se do të insisitojnë edhe përmes Kuvendit […]

PDK insiston në tërheqjen e mjeteve nga Trusti Foto: Ilustrim

“Vitra” i kanë quajtur shtesat prej 100 euro, ku këtë vendim qeveria e mori para disa dite, andaj PDK po insiston në propozimin e tyre që Qeveria e Kosovës t’iu mundësojë qytetarëve tërheqjen e një shume të caktuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale, Trusti.

Nga PDK kanë thënë se do të insisitojnë edhe përmes Kuvendit që ky projektligj të miratohet, projektligj që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

“Unë e shoh më shumë si ‘vitra’ të kryeministrit Kurti, shkon në harmonizim me mungesën e vizionit. Ne kemi propozuar, kur po shohim se qeveria s’ka ide si me dal nga kjo situatë, atëherë kemi propozuar që qytetarët tanë t’iu mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit në një shumë të caktuar.

Mendoj se për këtë situatë, të dalim nga kriza, ka qenë ide e mirë dhe duhet të përkrahet edhe nga mazhoranca”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Po ashtu, ai ka dalur edhe me një kërkesë drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që të respektojë e zbatojë vendimin e gjykatës, ku kjo e fundit vendosi që të pezullojë tarifat e reja të energjisë elektrike dhe se të kompensohen qytetarët që paguan tarifat e larta.