PDK godet AAK’në, thotë se u dorëzua në gjirin e ngrohtë të Albin Kurtit: Kjo sallto ka prapavijë

23.11.2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se votimi i sotëm i marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja, është dorëzim i një pjese të opozitës në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit. “Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit […]

PDK godet AAK’në, thotë se u dorëzua në gjirin e ngrohtë të Albin Kurtit: Kjo sallto ka prapavijë Foto: Ilustrim

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se votimi i sotëm i marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja, është dorëzim i një pjese të opozitës në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit.

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Ai tha se lehtësisht u avulluan “deklaratat për paaftësinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës”.

“U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën. Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti”, tha Gjoshi.