PDK fton deputetët që të japin nënshkrimet për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese për shkarkimin e Dakës
Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngjallur reagime tek qytetarët si dhe tek partitë opozitare. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar të gjitha Grupet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës që t’i japin […]
Është duke u mbajtur seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngjallur reagime tek qytetarët si dhe tek partitë opozitare.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ftuar të gjitha Grupet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës që t’i japin nënshkrimet e deputetëve për ta dërguar në Gjykatën Kushteuese vendimin e presidentes.
Sipas deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shkarkimi i Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së është anti kushtetues dhe autoritar në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deliu ka thënë se skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ana e Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani ka filluar para disa javësh.
“Skenari i kapjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh ku presidentja e njëanshme Vjosa Osmani nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe të koalicionit VAKAT, duke synuar zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit”, ka thënë Deliu..
Po ashtu ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka gati të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj si dhe ka ftuar që edhe grupet tjera parlamentare t’i bashkohen dhe ta dërgojnë këtë vendim të presidentes në Gjykatës Kushteuese.
“PDK i ka gati të gjitha nënshkrimet e deputetëve të saj dhe ftojmë edhe grupet tjera parlamentare që të na bashkohen dhe ta dërgojmë këtë vendim të presidentes në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Deliu-Kodra.
Ndërsa në fund Deliu ka thënë se PDK gjithashtu i fton edhe Ambasadat e Vendeve mike të QUINT-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e institucioneve të pavarura kushtetuese në Kosovë.