PDK e Suharekës shpreh ngushëllime për familjen Bytyqi nga Semetishti

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatë ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte i infektuar me Coronavirus.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një shkrimi ka i ka shprehur ngushëllime familjes Bytyqi në Semetisht.

“Në Komunën tonë, ne Suharekë konfirmohet vdekja e parë e të infektuarit me C- 19.

Shprehim ngushëllime për familjen Bytyqi nga Semetishti!

Ky rast, shpresojmë të jetë edhe rasti i fundit i vdekshmërisë nga ky Virus.

Duke respektuar rregullat dhe rekomandimet, kërkojmë nga gjithë qytetarët e Komunës sonë, të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Rri n’shpi!” thuhet në ngushëllimin e PDK-së.

RAPORTO