Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë rastet e shpeshta të vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës i ka marrë me seriozitet dhe shqetësim të madh.

Brenda këtyre ditëve asambleistët kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Suharekës.

Në një prononcim për SuharekaOnline, shefi i asambleistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi tha se do të kërkojmë nga qeveria lokale për rritjen e presionit ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës që në Suharekë të rriten masat e sigurisë dhe ato të logjistikës.

E kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuçi ka marrë vendim të menjëhershëm që të caktojë seancën e parë të jashtëzakonshme për datën 22.05.2019 ditë e mërkurë duke filluar nga ora 13:00 me të vetën pikë të rendit të ditës: Diskutim për çështjen e vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës;