”PDK e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe vështirë se mund ta zhdukin”

23.08.2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e ka të vështirë që tani ta zhdukë atë. Ai këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm, duke shtuar […]

”PDK e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe vështirë se mund ta zhdukin” Foto: Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka mbjellë farën e korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e ka të vështirë që tani ta zhdukë atë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm, duke shtuar se fushata e Kadri Veselit për luftën kundër korrupsionit nuk është aspak bindëse.

“Fushata e Kadri Veselit nuk është bindëse sepse në qoftë se diku është mbjellë fara e korrupsionit –  është në PDK dhe vështirë të besohet se ata do ta zhdukin këtë farë”.

“Ne jemi betuar se do ta luftojmë maksimalisht këtë dukuri. Ne nuk e kemi mbjellë atë farë, ata e kanë mbjellë dhe askush nuk iu beson se tani do ta luftojnë atë.