11.06.2019, 10:28

Suharekë: PDK reagon për shkeljet ligjore që po bëhen nga Drejtoria e Arsimit

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Suharekë sot ka reaguar për shkeljet ligjore që po bëhen nga Drejtoria e Arsimit në Komunën tonë.

Arsimi në komunën tonë nuk degradohet ndryshe, vetëm duke e shkelur ligjin me dy këmbë.

Pushteti i Bali Muharremajt u mundua edhe njëherë ta izolon Arsimin në frymën e militantizmit të tij strukturor e politik.

Në konkursin e fundit për drejtor shkolle në Gjimnazin”Jeta e Re”, kandidohet Fadil Elshani për disa herë radhazi, duke bërë shkelje ligjore, sepse i njejti është zgjedhur ushtrues detyre mbi gjashtë muaj, duke mos i përfillur udhëzimet administrative dhe ligjet për Arsimin Parauniversitar, thuhet në reagimin e PDK-së.

Nuk mund të jetë një drejtor i suksesshëm, ku në atë shkollë punojnë afro njëqind mësimdhënës dhe po thuajse asnjëri nuk ju bë kundër kandidat.

LEXO EDHE:  74 mijë persona me nevoja të veçanta, Haradinaj u premton mbështetje
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.