Pavarësisht mësimdhënësit që po pajtohen me krerët e komunave që të fillojë mësimi SBAShK-u nuk pranon

23.01.2019

Shumë kryetarë të komunave të Kosovës, kryesisht ato komuna që udhëheqen nga partia e vetë Kryeministrit të Kosovës, AAK po insistojnë që të ndërpritet greva, dhe që të rifillojë mësimi, por SBAShK-u nuk pranon deri sa të merr masa Qeveria për rritjen e koeficientit të pagave deri në 30%, ndër ato komuna, është edhe Kryetari […]

Pavarësisht mësimdhënësit që po pajtohen me krerët e komunave që të fillojë mësimi SBAShK-u nuk pranon Foto: Ilustrim

Shumë kryetarë të komunave të Kosovës, kryesisht ato komuna që udhëheqen nga partia e vetë Kryeministrit të Kosovës, AAK po insistojnë që të ndërpritet greva, dhe që të rifillojë mësimi, por SBAShK-u nuk pranon deri sa të merr masa Qeveria për rritjen e koeficientit të pagave deri në 30%, ndër ato komuna, është edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili u është drejtuar mësimdhënësve për fillimin e procesit mësimor, po ashtu SBAShK-u gjatë një komunikate për media deklaruan se as në Istog nuk ka filluar mësimi, as në Deçan përveç shkollës fillore në Glloxhan.

SBAShK-u gjatë një komunikate për media tregoi fuqinë edhe në nivel komunash, ku thuhet se as në Istog nuk ka filluar procesi mësimor, po ashtu thuhet se kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova kishte mbajtur dje një takim me drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave, dhe kërkesa e tij ishte që të fillojë mësimi, ata gjetën një pajtueshmëri që të fillojë mësimi, mirëpo SBAShK-u nuk e ka pranuar këtë kërkesë, po ashtu SBAShK-u ka thënë që Komunat mos të përzihen në çështjet tona.

Për këtë kërkesë, nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i arsimit në këtë komunë për lajmi.net, Hajrush Shoshi. Ai tha se Komuna kishte arritur një pajtueshmëri me drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, por kjo kërkesë u refuzua nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Hajrush Shoshi ka thënë se: “Ka pasur një kërkesë të arsyeshme të kryetarit Rugova, mirëpo ajo është refuzuar nga SBASHK-u. Disa nga prindërit e nxënësve janë të vendosur që nesër t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë, mirëpo mësimi nuk do të mbahet”.