Patrullimet policore ofrojnë siguri për qytetarët dhe zbatim të masave anti-COVID

27.05.2021

Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave anti-COVID. Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi. Andaj, edhe tani derisa masa të […]

Patrullimet policore ofrojnë siguri për qytetarët dhe zbatim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave anti-COVID.

Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi.

Andaj, edhe tani derisa masa të caktuara janë në zbatim, Policia e Kosovës do të vazhdojë t’i zbatojë të njëjtat dhe fton qytetarët që të respektohen ato masa, pasi për shkelësit eventual policia do të ndërmerr veprime mbështetur në ligjin anti-COVID.