Pasojat e COVID-19 në shëndetin mendor, mbi 5 mijë kosovarë kërkuan ndihmë shëndetësore

Pasojat e COVID-19 në shëndetin mendor, mbi 5 mijë kosovarë kërkuan ndihmë shëndetësore
Fisnik Sadiku

20.06.2021 / Lajme

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 nga profesionistët e shëndetit mendor po vlerësohet si një lehtësim psikologjik për qytetarët. Megjithëse pohojnë se pasojat e shkaktuara në shëndetin mendor do të jenë afatgjate.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë  mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshilla në tejkalimin e problemeve që u shkaktoi virusi i rrezikshëm. Në këtë qendër thonë se stres të sërishëm te qytetarët po shkaktojnë edhe variantet e reja të COVID-19.

Frika, ankthi e çrregullime të tjera janë problemet që i shoqëruan ata në periudha të ndryshme të pandemisë.

Mbi pesë mijë qytetarë iu drejtuan Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë për këshillim në tejkalimin e këtyre problemeve.

Ndër psikologë vlerësojnë se Covid-19 shkaktoi pasiguri emocionale tek shumë qytetarë madje edhe konflikte familjare që çuan në ndarjen e çifteve bashkëshortore./RTV21

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit