15.08.2019, 22:11

Pasi Ramush Haradinaj i zuri në “befasi”, kështu i ‘hakmerret’ Hashim Thaçi

Kabineti i Ramush Haradinajt ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi

Emri i tij figuron në faqen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, Shkëlzen Sopjani ka muaj që nuk është më kryeinspektor i AKI’së.

E për t`ia vazhduar edhe një mandat insistoi Ramush Haradinaj.

Kabineti i Ramush Haradinajt, në një përgjigje zyrtare për T7, ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi.

Kjo zyrë thotë që ka kryer punën e saj, ndërkaq tashmë përgjegjësia është mbi Presidencën.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

E zyra e presidentit ka heshtur në lidhje me këtë emërim.

Ndërkaq, dikush që njeh mirë fushën e sigurisë po thotë se periudha kohore në të cilën gjendet Kosova mund t’i krijojë mundësi AKI’së për keqpërdorime.

LEXO EDHE:  Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” heqin dorë nga greva

Sipas Nuredin Ibishit, mungesa e kryeinspektorit në AKI, jep hapësirë për papërgjegjësi të këtij institucioni.

Ligji për Agjencinë e Inteligjencës, precizon se Presidenti së bashku me Kryeministrin është dashur që ta emëronin Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Kjo pozitë ka pësuar që tashmë është pa përgjegjës. Ndryshe, dorëheqja pa paralajmërim e Ramush Haradinajt, pos që ka hidhëruar partnerët e koalicionit, duket se ka inatosur edhe presidentin Thaçi.