Sipas Ministrisë, aktualisht në këtë aks rrugor është i hapur vetëm një shirit i komunikacionit, gjë që ka shkaktuar mbingarkesë të madhe të trafikut në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës.
Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin këtë rrugë që, përkohësisht, të zgjedhin rrugë alternative, derisa të bëhet rikthimi i plotë i qarkullimit në këtë segment.
“Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e gjendjes në normalitet sa më parë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Siç është raportuar, një kamion në daljen për Fushë-Kosovë nga “Veterniku” është aksidentuar dhe ka marrë flakë, duke shkaktuar këtë situatë të vështirë trafiku.