Pas vendimit të PZAP për votat nga Serbia, Nisma zyrtarisht pjesë e Kuvendit të Kosovës

11.11.2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka marrur vendim për 100 ankesat e subjekteve politike dhe nga kandidatët për deputetë, po ashtu ka miratuar edhe ankesën e Nismës për 3 mijë votat e ardhura nga Serbia. Këtë vendim të PZAP e ka komentuar edhe anëtari i kryesisë të Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi. Smakiqi […]

Pas vendimit të PZAP për votat nga Serbia, Nisma zyrtarisht pjesë e Kuvendit të Kosovës Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka marrur vendim për 100 ankesat e subjekteve politike dhe nga kandidatët për deputetë, po ashtu ka miratuar edhe ankesën e Nismës për 3 mijë votat e ardhura nga Serbia.

Këtë vendim të PZAP e ka komentuar edhe anëtari i kryesisë të Nismës Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi ka thënë se tashmë zyrtarisht Nisma është pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Pas aprovimit të kërkesës sonë të PZAP, NSIMA-AKR-PD përfundimisht do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Smakiqi shkurt për GazetaBlic.