Janë duke u numëruar votat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku gati ky institucion është gati të përfundojë numërimin e tyre, por tek koalicioni AAK-PSD vërehet një humbje e thellë.
Deri më tani janë numëruar 97.92% e votave, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka fituar 11.56% të votave apo 90 mijë e 569 vota.
AAK-ja e Ramush Haradinajt ka humbur edhe Komunën e Suharekës, ku shumë qytetarë kanë menduar që do të delë fituese e zgjedhjeve në këtë komunë, por përkundrazi kjo parti doli partia e dytë me 5 mijë e 317 vota ndërsa e para ka dalur LDK e cila ka 9 mijë 141 vota apo 36.06 të votave.
Por Suhareka nuk është e vetmja komunë të cilën e ka humbur AAK-ja, komunë kjo që udhëhiqet nga Bali Muharremaj, tani ajo ka humbur edhe komunën e Obiliqit, komunë kjo që udhëhiqet nga Xhafer Gashi, ka humbur në këto zgjedhje.
Vetëvendosja ka fituar komunën e Obiliqit me 2947 vota apo 25.02 %, kështu duke siguruar një komunë tjetër.
E dyta në Obiliq ka dal LDK me 2.494 vota apo 21,18%, e treta AAK me 2.235 apo 18,98%, e katërta PDK me 2.151 apo 18,26%.