Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes

10.03.2021

Reshjet e shumta të borës të cilat ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik, e kanë vërshtirësuar qarkullimin në komunikacion. Gjendja jo e mirë e rrugëve ka ndikuar që në mëngjesin e së mërkurës të ndodhin disa aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline. Andaj, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve […]

Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes Foto: Ilustrim

Reshjet e shumta të borës të cilat ishin paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik, e kanë vërshtirësuar qarkullimin në komunikacion.

Gjendja jo e mirë e rrugëve ka ndikuar që në mëngjesin e së mërkurës të ndodhin disa aksidente trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Andaj, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar.

Policia e Kosovës ka kërkuar që shpejtësia të përshtatet me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve, mbajtjen e distancës mes mjeteve si dhe ngadalësimin gjatë lëvizjes në rrugët e mbuluara me borë.

Njoftimi i plotë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.