Lajme

Pas Policisë edhe shëndetësia e arsimi paralajmërojnë greva, ditë të zeza mund ta presin Kosovën!

Foto: Ilustrim

Më 1 dhjetor ishte paraparë që të hyjë në fuqi Ligji për Paga, e që shumë sindikata kishin shprehur pakënaqësi për këtë ligj duke bërë ankesa tek Avokati i Popullit.

Ndërsa pas këtyre pakënaqësive të shumta Avokati i Popullit vendosi që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga, ndërsa ky vendim i ka acaruar mijë qytetarë të Kosovës, po ashtu të indinjuar e të mllefosur janë edhe Sindikatat të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Republikën e Kosovës.

Indeksonline merr vesh se në këto momente është duke ndodhur një takim mes Sindikatës së Arsimit, Shëndetësisë dhe asaj të Policisë për të planifikuar reagimin pas këtij vendimi.

Blerim Syla nga Sindikada e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë dakorduar së bashku me dy Sindikatat e tjera për hapat juridik e praktik pas këtij vendimi.

Madje Syla ka thënë se ka kërkesa të mënjershme për bojkot.

“Bashkë me SBASHK dhe Sindikatën e Policisë do të vendosim për hapat juridik të menjëhershëm. Kemi kërkesë për bojkot të menjëhershëm” ka thënë Syla për Indeksonline.

Greva ka paralajmëruar edhe Policia e Kosovës. Shaban Tasholli ka thënë se do t’i përdorin të gjitha masat kundërshtuese, duke përfshirë edhe grevat, kundër këtij vendimi./Indeksonline/