Pas pezullimit të Ligjit për Paga, SBASHK: Kjo është e keqja që po i vjen Kosovës

12.12.2019

Sot Gjykata Kushtetuese ka marrur vednim që të pezullojë ligjin për paga në sektorin publik, ku këtë ligj në këtë gjykatë e dërgoi Avokati i Popullit për shkak të ankesave të shumta nga sindikata të ndryshme. E për këtë vendim të Kushtetueses ka reaguar kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), […]

Pas pezullimit të Ligjit për Paga, SBASHK: Kjo është e keqja që po i vjen Kosovës Foto: Ilustrim

Sot Gjykata Kushtetuese ka marrur vednim që të pezullojë ligjin për paga në sektorin publik, ku këtë ligj në këtë gjykatë e dërgoi Avokati i Popullit për shkak të ankesave të shumta nga sindikata të ndryshme.

E për këtë vendim të Kushtetueses ka reaguar kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari i cili tha se mund të rezultojë me grevë të madhe të mësimdhënësve.

Kryetari Jashari tha se kërkesa radikale do të ketë edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, ai tha se greva të mëdha do ta presin Republikën e Kosovës që mund të zgjasin shumë.

“Unë kam menduar se do të ketë kërkesa radikale që vijnë nga anëtarët e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut. Nëse do të ketë veprime sindikale, nuk mund të bëhet më fjalë për greva një orëshe apo dy orëshe, por bëhet fjalë për greva që do të zgjasin kush e di se sa dhe kjo është e keqja që mund ta pres Kosovën”, tha Jashari për Insajderin.

Po ashtu sipas tij, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese përbën lajm “tepër të keq” për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe shumë sindikata të tjera.