Pas mbylljes së vendkalimit kufitar në Merdar, ngarkohet pika tek Dheu i Bardhë
- 28.12.2022

Në mbrëmjen e së martës në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë u vendosën barrikada duke ua pamundësuar bashkëatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pikë.
Lajmin e ka bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
“Qarkullimi në pikën kufitarë Merdar është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
Bllokimi i vendkalimit kufitar është bërë siç thuhet në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.

Kështu mërgimtarëve iu mbetet shfrytëzimi i rrugëve alternative siç është ajo e pikës kufitare tek Dheu i Bardhë, e paraqitet si më e ngarkuara.
Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufitar bëhet e ditur se tek pika kufitare “Dheu i Bardhë” koha për të hyrë e për të dal shkon deri në 10-15 minuta.
Ndërsa, përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.