Konfirmimin për këtë mbledhje e ka dhënë deputeti i LDK-së, Arben Gashi. Ai ka bërë të ditur se shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ftuar deputetët në një takim.
“Paska shkruar Hykmejta, ‘nëse jeni afër hajdeni në grup’, tani po shkoj”, ka deklaruar shkurtimisht deputeti Gashi për gazetarët, duke konfirmuar mbajtjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së në orët e pasdites së sotme.
Mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së pritet të jetë një diskutim i rëndësishëm pas ofertës së Kurtit për koalicion. Deputetët e LDK-së do të analizojnë letrën e kryetarit të LVV-së dhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm të partisë në lidhje me formimin e qeverisë dhe zhbllokimin e situatës politike në vend. Reagimi i LDK-së ndaj kësaj oferte pritet me interes nga opinioni publik dhe akterët politikë.