Pas largimit nga lista e “karantinës”, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra drejt Kosovës

25.09.2020

Zvicra sot ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran, vendim i cili do të hyjë në fuqi me 28 shtator. Menjëherë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës. Deri tani janë planifikuar shtatë fluturime për ditën e […]

Pas largimit nga lista e “karantinës”,  planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra drejt Kosovës Foto: Ilustrim

Zvicra sot ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran, vendim i cili do të hyjë në fuqi me 28 shtator.

Menjëherë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Deri tani janë planifikuar shtatë fluturime për ditën e diel, 27 shtator.

Kështu ka njoftuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësynë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të Dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar ai.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga data 6 korrik.