Pas hyrjes në karantinë Korisha formon Shtabin Emergjent

Në fshatin Korishë të Prizrenit është formuar Shtabi Emergjent, pas futjes në karantinë.

Siç është mësuar, ky shtab do të jetë në dispozicion gjatë tërë kohës në shërbim dhe informim të banorëve të fshatit. Madje ky shtab, ka kërkuar nga banorët që të bashkëpunojnë dhe respektojnë karantinën në të mirë të tyre dhe komunitetit.

“Kryesia e Bashksisië Lokale në fshatin Korishë, me të gjitha subjektet politike të fshatit dhe në bashkpunim me Policin e Kosoves në mbledhjen e mbajur më datë 03.04.2020 me qellim të respektimit të vendimit të IKSHPK-së, dhe vendimin e Komunes së Prizrenit, për parandalimin e pandemisë për perhapjen e Koronavirusit COVID-19 mori këtë:

VENDIM
1.Me rekomandim të IKSHPK-së për të shpallur fshatin Korishë zone në karantine, ndalimin e hyrje-daljes, levizjet në fshatë, ne si kryesi e fshatit Korishë në bashkepunim me subjektet politike formojm shtabin emergjent për ndihm dhe informim të qytetarëve.
2. Shtabi do të jetë në dispozicion gjatë terë kohës me sherbime dhe informim të qytetarët tonë.
3.Shtabi do të kordinohet për bashkveprim me qytetarët dhe me të gjitha institucinet lokale, qendrore si me IKSHPK-en, Kuvendin Komunal, dhe Policin e Kosoves.
4.Kerkojme nga te gjithe qytetaret e Korishes qe të jenë të kujdeseshëm në respektimin e gjitha vendimeve të IKSHPK-se, Kuvendit Komunal, Shtabit lokale si dhe vendimeve te institucioneve të Republikës së Kosovës,
5.Për qdo informacion rrethë situates aktuale në fshatë do të informoheni përmes shtabit lokal dhe mjeteve të informimit, prandaj lusim qytetarët të mos krijohet panik por të jenë të kujdeseshëm në respektimin e masave parandaluese.
Shtabit lokal në fshatin Korishë për reagim emergjent perbëhet nga:

1.Abaz Bobaj – Kryetar
2.Rexhe Ukaj – Nënkryetar
3.Bujar Kabashi – Anëtar
4.Latif Dakaj – Anëtar
5.Vjollca Kabashi – Anëtare
6.Faruk Dakaj – Anëtar
7.Islam Ukimeri – Anëtar
8.Xhafer Ahmetaj – Anëtar
9.Sokol Ahmetaj – Anëtar

Komunikim me Policin e Kosovës – Abaz Bobaj
Komunikim me qytetarë dhe media – Rexhe Ukaj
Komunikim me Kuvendin Komunal – Faruk Dakaj, Abaz Bobaj, Vjollca Kabashi, Islam Ukimeri
Sherbime per qytetaret – Islam Ukimeri, Vjollca Kabashi, Latif Dakaj, Xhafer Ahmetaj, Rinia e Korishës
Pjesa e logjistikes – Rexhe Ukaj, Bujar Kabashi,
Komunikim me fermeret dhe bizneset – Bujar Kabashi, Sokol Ahmetaj”, thuhet në njoftim.

RAPORTO