Pas humbjes së thellë të koalicionit AAK-PSD, ndodh largimi i parë nga PSD-ja

09.10.2019

KQZ ka përfunduar procesin e numërimit të votave, ku sipas rezultateve preliminare koalicioni AAK-PSD ka pësuar një humbje të thellë deri më tani ka 11,57% të votave. Ndërsa pas humbjes ka ndodhur edhe largimi i parë nga ky koalicion, ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, përfundimisht është larguar nga skena politike. Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të […]

Pas humbjes së thellë të koalicionit AAK-PSD, ndodh largimi i parë nga PSD-ja Foto: Ilustrim

KQZ ka përfunduar procesin e numërimit të votave, ku sipas rezultateve preliminare koalicioni AAK-PSD ka pësuar një humbje të thellë deri më tani ka 11,57% të votave.

Ndërsa pas humbjes ka ndodhur edhe largimi i parë nga ky koalicion, ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, përfundimisht është larguar nga skena politike.

Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate edhe zyrtarisht është larguar nga politika.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vet Ismaili. “U kry ajo punë unë nuk merrem ma me politikë”, ka thënë Ismaili.

I pyetur se a ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit, Ismaili ka thënë se nuk është interesuar që të di se sa vota i ka marrë.

“Jo me sa e di unë jo dhe nuk kam këqyr e as nuk jam interesuar”, ka thënë Ismaili.