Pas gjashtë dështimeve, me 64 vota pro kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Pas 6 dështimeve të një pas njëshme sot për të shtatën e herë u votua projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Me 64 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot në Kuvendin e Kosovës u votua projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton SuharekaOnline. Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancën kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar […]
Pas 6 dështimeve të një pas njëshme sot për të shtatën e herë u votua projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Me 64 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim sot në Kuvendin e Kosovës u votua projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton SuharekaOnline.
Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancën kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj, e se rrjedhimisht do të votojnë kundër.
Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.