Pas certifikimit të rezultateve, Vjosa Osmani do ta thërras seancën sa më parë që është e mundur

06.03.2021

Kanë kaluar tri javë qëkur qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës. Por cerfikimi i rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe këtë vit po merr kohë. U.d së presidentit të Kosovës,Vjosa Osmani nuk do […]

Pas certifikimit të rezultateve, Vjosa Osmani do ta thërras seancën sa më parë që është e mundur Foto: Ilustrim

Kanë kaluar tri javë qëkur qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

Por cerfikimi i rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe këtë vit po merr kohë.

U.d së presidentit të Kosovës,Vjosa Osmani nuk do ta pret fundin e 30 ditëshit për të ftuar seancën konstituive.

Artan Murati, këshilltar ligjor i Osmanit, për IndeksOnline ka thënë se pas certifikimit të rezultateve, u.d së presidentës do ta thërras këtë seancë sa më parë që është e mundur.

“Siç e dini, rezultatet nuk janë certifikuar ende. Pas certifikimit të rezultateve, nuk do të pritet 30 ditë për të thirrur seancën konstituive. Presidentja do të thërras këtë seancë sa më parë që të jetë e mundur, në pajtim me dispozitat në fuqi”, tha Murati.

Ndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka deklaruar për media se institucionet e reja do të formohen brenda javësh.