? Pas betimit të Haradinajt, Jevtić apo Gashi udhëheq me Qeverinë e Kosovës?!

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e caktuar për datën 26 dhjetor do ndryshojë edhe përbërjen e Qeverisë në Detyrë.

Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë kishte thënë se do të japë dorëheqje nga posti i deputetit, por para se të japë dorëheqje ai duhet të betoher si deputet i Kuvendit të Kosovës, e që pritet të ndodh nesër.

Me tu betuar si deputet Haradinaj nuk mund të ushtrojë më postin e kryeministrit në detyrë. Në vend të Haradinajt këtë post do ta ushtroj zv.kryeministri i parë, por që në këtë rast edhe Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli do të betohen si deputet dhe nuk mund ta udhëheqin Qeverinë në Detyrë.

I vetmi zv.kryeministër që nuk është zgjedhur deputet është Dalibor Jevtić nga Partia Progresive Serbe dhe Dardan Gashi.

Por Haradinaj mund të mos betohet ditën e nesërme dhe të vazhdojë të mbetet Kryeministër në Detyrë pasi që edhe reegullorja e Kuvendit të Kosovës neni 10 pika 2 thotë: Deputeti, që mungon në mbledhjen konstituive të legjislaturës, kur bëhet betimi, betimin e bën në mbledhjen e parë të radhës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.